Një ambulancë është përplasur me një mjet tjetër pak para mesnatës në rrugën e Rinasit. Si pasojë ka humbur jetën një paciente dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Viktima është identifikuar si Anila Bërdaku.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.
Mësohet se ambulanca e spitalit të Krujës po vinte për në Tiranë dhe shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i autoambulancës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/