Amerika e shpalli Berishën ‘të padëshiruar’, Xhafaj: Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron!

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përshendetur vendimin e DASH, që e futi ish-kryeministrin Berisha në listën e zezë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se ky është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Sipas Xhafaj, tashmë ka ardhur koha pë drejtësi.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar! Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron!”- shkruan Xhafaj.

Berisha shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *