Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës që kjo e fundit është duke zhvilluar në Ukrainë.
Në shënjestër të sanksioneve më të fundit ishte edhe banka tregtare “Transballkanik” si dhe një rrjet global i përbërë nga 40 individë dhe entitete.
Sipas CNN, nga sanksionet janë goditur edhe 635 qytetarë rusë të cilët nuk do të munden të marrin dot një vizë amerikane.
Gjithashtu edhe Gjermania ka bërë një njoftim së fundmi ku thotë se do të ndërpresë furnizimin me naftë nga Rusia brenda këtij viti, duke qetësuar shumë nga vendet partnere, të cilat e kishin akuzuar se nuk po bënte aq sa duhej për të ndihmuar Ukrainën.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock deklaroi me bindje të plotë se pa asnjë dyshim, Gjermania po eleminon totalisht importin e energjisë ruse.
Berlini do të përgjysmojë varësinë nga nafta ruse brenda verës dhe do ti çojë shifrat në zero deri në fund të vitit.
Amerika sanksione të tjera ndaj Rusisë, Gjermania: Do të ndërpresim furnizimin me naftë ruse brenda vitit
Leave a comment