Për ekspertin e ekonomisë Akil Kraja nisma e qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk do të sjellë me shumë taksa, sikurse thuhet dhe se kjo amnisti nuk ka të bëjë me emigrantët dhe se është skemë që do të nxisë evazion fiskal dhe korrupsion. Sipas tij, nga amnistia do të përfitojnë të afërmit e politikanëve.
“Amnistia fiskale nuk do të sjellë më shumë taksa. Kur një sipërmarrësi i kërkohet të paguajë taksat dhe ai ka akses në paratë e drogës, ai nuk paguan taksa, njëri gjobitet, tjetri mbështetet. Kjo është konkurrencë e pandershme. Kam përshtypjen se amnistia fiskale do të shkojë për inceneratorët.
Ndërkombëtarët janë shprehur kundër nismës. Është një metodë për të mos paguar taksa. Kjo s’ka të bëjë me emigrantët e thjeshtë, ka të bëjë me “cunat e Londrës”. Nxit më shumë ekonomi informale, evazionin fiskal dhe korrupsionin. Amnistia që po bën Rama nuk është e zbatuar në vende të tjera. nga kjo amnisti mund të përfitojnë të afërmit e politikanëve”, deklaroi ai.