Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë njoftimit të vendimeve të marra nga qeveria, ka komentuar dhe amnistinë penale.
Manja tha se ministria është në fazë diskutimesh por ende nuk ka një vendim.
“Në fakt është traditë. Çdo fundvit qeveria merr inciativë, amnistia e fundit është bërë në vitin 2020. Jemi në fazë diskutimi. Kur të kemi analizë dhe studimi, por jemi duke punuar”, tha ai.