Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ligjin për amnisti fiskale.
Përfaqësuesit për ‘Euronews’ shprehen se Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze në lidhje me draftin aktual për amnistinë fiskale.
Sakaq theksojnë se konsultimet do të vazhdojnë për të rishikuar legjislacionin.
“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, është shprehur delegacioni.