Qeveria prej javësh ka filluar nga qeveria konsultimi për projektligjin e amnistisë fiskale, për të cilin iu garanton personave që deklarojnë të ardhura deri në 2 milion euro pa treguar burimin e tyre.
Ditën e sotme, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka dalë kundër këtij projektligji për të cilin deklaron se do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve. Gjithashtu në njoftim thuhet se do të rrezikohej edhe pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave, dhe po ashtu do të rrezikohej edhe reputacioni i vendit.
Deklarata:
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.
Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.
Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.