Shefja e FMN, Sun ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale.
Gjatë fjalës së saj në konferencë, Sun tha se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj. Më tej ajo shton se duhet një nivel që të kapërcehet drejt kësaj amnistie në mënyrë që të shmangen rreziqe si pastrimi i parave dhe terrorizmi.
“Ne kemi marrë ligjin që në korrik. Kemi paraqitur komentet e shqetësimet tona qeverisë, së pari amnistia mund të konsiderohet dëmtim për moralin tatimor. Si kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së gjithë detyrimeve e për të ndihmuar e favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshne të atyre që përevece këtyre, kanë dhe një heqje të penaliteteve që mund të japin imunitet efektiv nga ndjekja penale dhe nga kontrolli i përhershëm i ligjit këtyre personave dhe fondeve të tyre.
Qeveria duhet të ndryshojë projekt ligjin në një program të vetëdeklarimit vullnetar kur të ketë mbushur disa parakushte si:
Sistem mjaftueshëm modern të administratës tatimore, me kompetenca të fuqishme për marrrje informacioni e me një sistem mjaft të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca për publikun që ka aftësi të besueshme për zbulimin administrata tatimore. Nevojat për të pasur një sistem të tillë e për t’i dhënë besim publikut të kuptohet që ata evazorë që nuk deklarohen do ndiqen e penalizohen për një gjë të tillë. Kuadri tjetër kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit një kuadër që duhet të jetë i fortë në vend.
Me rëndësi të thuhet që sistemi IDPT duhet të ecë akoma më tepër, të plotësojë kapacitetet për kontrollin tatimor dhe mangësitë, aktualisht nuk është në këtë nivel. Ka goxha probleme më kontrollet tatimore në mbledhjen e të ardhurave dhe në marrjen e informacioneve në sistem nga palët e treta dhe në aksesin në këtë informacion. Në vende në zhvillim e sipër e vështirë që këto kushte të përmbushen për të aplikuar një vetëdeklarim vullnetar, përveç kuadrit të pastrimit të parave”, tha përfaqësuesja e FMN, Yan Sun.