Amnistia fiskale/ Rama: Emigrantët e ndershëm nuk mund të futen në një thes me kriminelët

Kryeministri, Edi Rama ka filluar me takimet nëpër rrethe në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore.

Ditën e sotme Rama ndodhet në Përmet ku po zhvillon një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm lidhur me sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria do të jetë një nga vendet më turistike të mesdheut, pasi njerëzit e kthyer nga emigracioni dhe punojnë këtu e kanë kuptuar se fitohet më shumë dhe jetohet më mirë.

 Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe amnistinë fiskale, ku i konsideroi si të papranueshme kundërshtitë. Rama tha se emigrantët të cilët kanë kursyer falë punës së ndershme nuk mund të futeshin në një ‘thes’ me kriminelët.

Më tej ai ka theksuar se shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit por, janë vetëm 1%.

“Do të nxisim agroturizmin pa asnjë diskutim, pa asnjë përjashtim. Ne do jemi një nga vendet më turistike të mesdheut. Kemi një natyrë dhe njerëz si ju, që janë kthyer nga emigracioni këtu apo kanë ardhur nga Tirana këtu sepse kanë kuptuar se fitohet më shumë dhe jetohet me më pak stres të vendeve të ndryshme.

Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë sesa nxirrnin si punonjës të dikujt tjetër. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Është e papranueshme që të na tregojnë kriminelët. Si puna e atyre organeve të trafikuara që mbetën stampë mbi flamurin tonë.

Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit por janë pakicë, vetëm 1%. Ndërkohë që 99% e tyre janë njerëz si ata që janë kthyer këtu, janë martuar me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë dhe janë kthyer. Si qenkan këta kriminelë. Si u bënkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhimi i krimit? E papranueshme”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *