Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale.
Rama tha se Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk mund të kundërshtojnë dhe të cënojnë sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj.
Sipas tij edhe vetë kjo dhomë kryen transaksione të fshehta.
“Të cohën dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia. Një kryetar dhome tregtie. Përjashtuar kryetarin e kryetarëve që nuk është bërë asnjëherë biznes. Përfshirë edhe Dhomën e Tregtisë me flamuj të partnerëve, me fakte që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë”, tha ai.