Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar këtë të premte një bisedë të hapur me drejtorët e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Në këtë takim Rama ka folur edhe për amnistinë fiskale, ku pohoi se kjo e fundit nuk duhet të përdoret si shteg për kriminelët.
“Ne sot jemi vendi më i keq në Evropë, është një e dhënë që duhet të na fokusojë në bisedë, Natyrisht ne kemi një problem të trashëguar qysh prej ditës së parë në sistemin ekonomik, që është një i formalitet i madh i parasë.
Në një vend ku për 50 vite, dy ishin gjerat që u goditën më fort, kredia dhe taksat.
Një pjesë e madhe e popullsisë së rritur i ka në kokë si pengesë për t’i kuptuar këto dy pika.
Ndaj dhe pagimi i taksave është një problem ekstra. Ne duhet të ecim përpara me amnistinë fiskale, e cila ka mbështetjen e shumicës, Por duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në mënyrë që të garantohet ekuilibri. Amnistia nuk duhet të përdoret si shteg, si rrugë për kriminele dhe të korruptuar”, tha Rama.