Amnistia fiskale, Sejko: Ka impakt pozitiv, do të ndihmojë buxhetin e shtetit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në lidhje me amnistinë fiskale.

Me anë të një konference për mediat, Sejko bën me dije se BSH e sheh amnistinë më kosto e benifite por në funksion të rritjes së ekonomisë duke shtuar se amnistia ka një impakt pozitiv dhe do të ndihmojë buxhetin e shtetit.

“Opinioni i Bankës së Shqipërisë është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha Sejko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *