Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së sotme të qeverisë, njoftoi se drafti i amnistisë fiskale po vazhdon të diskutohet me partnerët ndërkombëtarë.
Ibrahimaj u shpreh se projektligji kërkon kohë dhe është i vështirë detajet do të vijnë të hartuara siç duhet.
“Amnistia është diskutuar me të gjithë aktorët ndërkombëtarët. Konsultimi ka vazhduar. Ne e kemi thënë që ky projektligj duhet hartuar siç duhet por të vijë i zbatuar siç duhet. Po punojmë për aktet nënligjore që do të shoqërojnë projekligjin që janë po aq të rëndësishme sa projektligji vetë. Projektligji është i vështirë. Do kërkojë kohë. Kur të kemi detajet e akteve dhe të ligjit do ta kalojmë në Këshill të Ministrave dhe do të fillojmë miratimin zyrtar të tij.” – tha Ibrahimaj.