Amnistia, të burgosurit në Durrës: Mos na mbani peng për pazare politike!

Të burgosurit në Durrës kanë bërë peticion për miratimin e Amnistisë Penale, pasi opozita refuzon të bashkojë votat me mazhorancën për kalimin e projektligjit në Kuvend. Rreth 46 të burgosur në kërkesën e tyre drejtuar qeverisë Rama kërkojnë që Amnistia mos të ‘mbahet peng”, por palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët në mënyrë që të lirohen nga burg.

“Ne të burgosurit e burgut të Durrësit që përfitojmë ose jo nga ligji për Amnistinë Penale kërkojmë që siç është premtuar nga qeveria të kemi mundësinë të amnistohemi sa më shpejt. Për pazare politike ne nuk mund të mbahemi peng. Në çdo kohë ka pasur amnisti ndaj kërkojmë që të gjendet gjuha mes politikës që ne të jemi jashtë në shërbim të familjeve tona.

Të burgosurit kanë një status, nuk ka të majtë dhe të djathtë, jemi një. Lutemi që inatet politike mos të jenë ngërç për ne. Duam ti shërbejmë familjeve tona. Kërkojmë të merret në konsideratë kërkesa jonë politike”, thuhet në kërkesën e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *