Nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është larguar aktori Amos Zahariu. Ai rezultoi më pak i votuari nga televotimi javor, gjersa ende nuk dihet nëse ka një biletë kthimi për të.
Dalja e tij ka pikëlluar një pjesë të madhe të banorëve, në veçanti aleaten e tij në këtë lojë aktoren Olta Gixhari.
Ajo është pa duke qarë me dënesë pas daljes së kolegut të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
E mërzitur ka ngelur edhe Dea Mishel e cila gjithashtu kishte krijuar një afrimitet të madh me Amosin gjatë qëndrimit të tyre në BBVA.