Amosi i përplas derën në fytyrë Nitës, debati dhe sqarimi mes tyre

Amos Zaharia, i cili ka shprehur se artistët përfaqësojnë eltiën e Shqipërisë, dy ditët e fundit po përflitet vetëm për fjalor ofendues dhe sjellje të ashpra.

Së fundmi, në “Sfidën e Mosreagimit”, Amosi përplasi derën e lavanderisë kur donte të hynte Nita, ndërsa kjo e fundit këmbënguli se aktori ia përplasi derën në fytyrë. Nga ana tjetër, Olta “justifikoi” menjëherë veprimin e Amosit, duke thënë se nuk ishte i qëllimshëm.

“E pa në sy ia hodhi në fytyrë”-tha Luizi, ndërsa Nita shtoi: “Më pa isha aty, isha afër. Nuk kisht pse ta bënte atë gjë. Më pa drejt e në fytyrë”.

Mes debatit, Amosi i dha një përqafim Nitës, e cila ishte e përlotur, ndërsa më pas nisën të diskutonin.

Diskutimi:

Nita: Me shumë respekt për ty Amos, ashtu siç ju the atyre të dyjave (Deas dhe Oltës) “largohuni”, ashtu mund të ma thoje edhe mua. Ato të dyja i trajtove si shoqe.

Amos: Nuk e kam me ty fare, thjesht ishte moment shumë delikat. Kur pashë macen, mu kujtua bota jashtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *