19 vende nga Evropa janë mbledhur së bashku në Paris, Francë, për të marrë pjesë në Konkursin e 19-të të Këngës për Junior Eurovision, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt nga La Seine Musicale të dielën më 19 dhjetor.
Ana Gjebrea, vajza e moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, “Eurovizion 2021”.
Ana në një intervistë është shprehur se çfarë mesazhi qëndron pas “Stand By You” dhe historinë e videos muzikore. Përmes tyre ajo dëshiron të përhapë një mesazh në Evropë për ndikimet negative të ngacmimit – jo vetëm për fëmijët tani, por edhe për te ardhshmen. Bulizmi është diçka që ndodh shumë sot dhe shumë njerëz e kanë përjetuar atë. Madje, disa nga miqtë e Anës, e përjetuan atë dhe u ajo u ndje shumë keq. Ajo më tej tregon mesazhin kryesor të këngës që për të është “Forca është në numra, duhet të bashkohemi dhe të ndalojmë bulizmin sepse nuk është mirë”.
Për të mbështetur Anën, mund ë bëhemi pjese përmes votimit online, e cila ka 50% të peshës së vlerësimit final. Fituesi i Junior Eurovision do të jetë artisti me më shumë vota nga publiku (50%) dhe nga të gjitha juritë kombëtare (50%).Ana garon në këtë festival pasi u shpall fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, “Junior fest”.
/Priza.al/