Aktorja Ana Lika ka folur për herë të parë për humbjen e nënës pas një sëmundje të rëndë.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘S’e luan topi’ aktorja tregoi se iu shemb bota kur mori telefonatën e vdekjes së të ëmës, pasi nuk ndodhej me të atë moment.
“Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë.
U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës”, ka rrëfyer Ana.
Me lot në sy, Ana tregoi gjithashtu se e kanë përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur, sepse kjo ishte dëshira e saj:
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera”.