Për’puthen duket sikur është një burim debatesh ku konkurentët herë pas here shpërthejnë në konflikte mes njëri- tjetrit. Në takimin me Markon, Ana nuk hezitoi të fliste për Mikelën, e cila para disa kohësh zbuloi veprimet që ndodhin në dhomën e zhveshjes. Në një prej puntatave u shpreh se “Ana e ka prekur tek vithet dhe gjoksi”.
Këtë, Ana e ka komentuar në takim duke thënë: “Duke i ndejtur pas by**e Mikelës, duke i folur mirë, ajo më nxjerr mua sikur kam ardhur për femrat. Rri o vëlla aty tani.”
Ndërkohë, para disa puntatash, vajzat janë puthur pas lojës në grup mes djemve dhe vajzave.
Kur janë pyetur në studio, Ana ka thënë se më shumë ka shance që të dilte me Mikelën në takim se sa me një pjesë të djemve në panel.
“Unë e dashuroj figurën e femrës dhe Mikela është një vajzë që i përmbush të gjitha, si nga karakteri, si nga pamja. Më shumë shanse ka që të dal me Mikelën se sa shumicën nga çunat. Mua më pëlqejnë meshkujt”, tha Ana.