Analisti i përmendi rithimin e Berishës/ Shehu: Shih Ramën që ka ecur me “hapat e breshkës” drejt BE-së

Deputeti demokrat Tritan Shehu dhe analisti Julian Zyla janë përplasur në një debat pasi ky i fundit përmendi rikthimin e Berishës në politikë.

Ish-ministri i Jashtëm reagoi menjëherë duke kujtuar sukseset e qeverisë Berisha në procesin e integrimit siç ishte liberalizimi i vizave, ndërsa tha se Edi Rama ka ecur me “hapat e breshkës” sa i përket rrugës europiane.

DEBATI:

Zyla: Zekthi unë mendoj se ne politikisht kemi të drejtë të ecim mbrapa në kohë deri në fazën që ka personazhe politik që duan të rikthehen në politikë. Jo unë se unë komentoj qoftë PS-në se ma lejon pozicioni këtë. Nëse shumica i rikthehet një personazh politik siç është zoti Berisha….

Shehu: Ore zotëri ç’punë ke me Berishën ti. Ai kur ishte kryeministër i realizoi të gjithë hapat për rrugën e integrimit Europian si liberalizimi i vizave dhe marrëveshje e stabilizim asociimit. Ju shihni Ramën që ka ecur me hapat e breshkës drejt BE-së.

Zyla: Pra biem dakord që duhet t’i rikthehemi të shkuarës politike. Unë s’ja hedh poshtë mo.

Shehu: Ky vendimi vjen erë politike dhe jo se janë përmbushur standardet.

Xhafaj: Jo është marrë vendimi që në 2020 nga vendet e BE për hapjen e negociatave.

Shehu: Po të shikojmë nga standardet ne jemi shumë mbrapa. Ta thanë edhe gjermanët ty që Shqipëria është mbrapa nga standardet, nisur me kriminalitetin. Me standardet bazë, 15 standardet gjermane.

Zyla: Sqarojini standardet, për çfarë?

Shehu: Për të hapur negociatat.

Zyla: A na u hapën sot negociatat zoti Shehu.

Shehu: Ishte vendim politik dhe unë e përshëndes për këtë.

Zyla: Ju po thoni se BE po gënjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *