Analisti paralajmëron goditje nga SPAK: Do ta shikoni javën e ardhshme!

Analisti Baton Haxhiu e konsideron tepër të lartë nivelin e korrupsionit në Shqipëri dhe thotë se kjo do të goditet nga SPAK gjatë viteve të ardhshme. I ftuar në emisionin Opinion, analisti Haxhiu mendon se ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut në të cilin janë investuar personalisht, do të projektojnë edhe liderin e ardhshëm opozitar. Sipas Baton Haxhiut, mandatet e ardhshme qeverisëse do të jenë më të vrazhdat për Shqipërinë dhe do të goditet korrupsioni nga SPAK-u. E në këtë aspekt, Haxhiu paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të ketë goditje nga ana e Prokurorisë së Posaçme.“SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate. Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani. Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK. Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës”, theksoi ndër të tjera analisti Baton Haxhiu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *