Analisti Rron Gjinovci shprehet se Shqipëria dhe Serbia po luajnë kumar me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Gjinovci tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po luajnë me fatin e vendeve të veta.
“Jared Kushner është dhëndri i Trumpit. Ai ka dy projekte momentalisht në dy vende të dyshimta, Serbia dhe Shqipëria, që e kanë demokracinë e komprometuar, korrupsion në nivele alarmante. Madje Shqipëria është vend që shteti ka hequr dorë komplet nga mbrojtja e qytetarëve.
Është një lajm i ‘New York Times’ që thotë se lideri serb po thotë se marrëveshja me Kushnerin nuk është për të influencuar Administratën e mundshme të ardhshme të Amerikës. Këta dy kumarxhinjtë e Ballkanit po luajnë kumar me fatin e vendeve të veta.
Këta po investojnë sepse nuk mund të dalin me kartën e demokracisë. Pra, e angazhojnë dhëndrin e Trumpit nëpër projekte që të kenë interesa financiare”, ka thënë ai.