Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë së fundmi se presidenti serb, Aleksander Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor.
Siç ka shkruar ajo në rrjete sociale, në këtë drejtim Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.
“Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiçin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.