Analiza e agjencisë amerikane/ Katari nuk është gati për të pritur tifozët gjatë Botërorit 2022…

Botërori do të fillojë turneun në nëntor 2022 ndërsa agjencia amerikane e lajmeve “AP”, zbulon se vendi arab tani mund të ofrojë vetëm 90.000 dhoma hoteli, për 1.2 milionë tifozë, që priten në sheshe.

Gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”, 90.000 tifozë amerikanë bënë udhëtimin, më pas u shpërndanë në të gjithë territorin rus, shumë më i madh se Katari.

Sot, njëmbëdhjetë muaj nga fillimi i kompeticionit dhe ndërkohë, që të gjithë tifozët në mbarë botën nuk janë ende të sigurt, se e shohin ekipin e tyre të kualifikuar, është pothuajse e pamundur të rezervosh akomodimin.

Një udhëtim vajtje-ardhje në ditën e ndeshjes?

“AP” u përpoq të bënte simulimin. Për ditët e pritshme më të ngarkuara, në mes të fazës së grupeve, është e pamundur të gjesh një dhomë hoteli për më pak se 1000 dollarë nata.  “Ne mund të përfundojmë në një situate, ku për tifozët nga Europa dhe disa vende aziatike, alternativa më e mirë do të ishte të bënin vajtje-ardhje ditën e ndeshjes,”- tha Ronan Evain, drejtor ekzekutiv i grupit Football Supporters Europe për “AP”.

Një çmenduri, e cila përveç pyetjes ekologjike, do të kishte një kosto financiare faraonike. Sipas “AP”, biletat e avionit gjatë periudhës së Kupës së Botës nuk shiten më për më pak se 1000 dollarë (880 euro) nga Parisi, apo Londra. Nga Nju Jorku, është dyfish dhe nga Sao Paulo, edhe më keq.

Shqetësimi ekziston që nga viti 2010

Sipas “Reuters”, organizata e të ndryshme dëshirojnë të inkurajojnë vendasit të mirëpresin disa turistë, pastaj të mendojnë të krijojnë një lloj kampi në shkretëtirë, apo edhe të flenë tifozët nën yjet. Të gjitha në një hapësirë mjaft të vogël, pasi tetë stadiumet e eventit ndodhen brenda një rrezeje prej 50 kilometrash, afër Dohas.

Në vitin 2010, FIFA kishte inspektuar objektet në Katar dhe ishte e shqetësuar për kapacitetin pritës të vendit. Kjo është hera e parë që nga Uruguaji në vitin 1930, që një vend kaq i vogël organizon Kupën e Botës. Por në atë kohë, kishte vetëm 13 kombe të përfaqësuara dhe shumë më pak tifozë që bënin udhëtimin për të ndjekur ndeshjet. 92 vjet më vonë, shqetësimi është bërë realitet dhe kanë mbetur vetëm pak muaj për të gjetur zgjidhje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *