Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se vendi i saj synon të kërkojë kthimin e një numri forcash në Kosovë.
Në lidhje me deklaratën e saj, Associated Press ka analizuar atë që mund të sjellë një lëvizje e tillë.
AP shkruan se zyrtarët serbë pretendojnë se rezoluta e OKB-së, e cila zyrtarisht i dha fund luftës në Kosovë në vitin 1999, lejon kthimin e rreth 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.
Misioni paqeruajtës KFOR, i udhëhequr nga NATO, i cili ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga fundi i luftës, do të duhej të miratonte ardhjen e trupave serbe, por perspektiva për këtë ka shumë të ulëta, pasi në fakt do të nënkuptonte dorëzimin e sigurisë të rajoneve veriore të Kosovës ndaj forcave serbe.
Teksti tregon se “kërkesa për dislokimin e trupave serbe” erdhi një ditë pasi sulmues të armatosur të panjohur plagosën një polic të Kosovës dhe se prania e policisë së Kosovës është shtuar së fundi në zonat veriore, ku shumica janë serbë.
Tensionet në Kosovë kanë qenë të larta që kur Kosova shpalli pavarësinë , pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për t’i reduktuar ato, thotë AP, duke shtuar se Serbia, me mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës, refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës.