Lajmi që tronditi sot SHBA dhe jo vetëm ishte zbulimi i një balone kineze në territorin amerikan, çka bëri q në dyshimet për spiunazh të anulohej edhe vizita e Sekretarit merikan të Shtetit Anthony Blinken në Kinë.
Duket pak e çuditshme që “lufta” me spiunazhin mes dy superfuqive botërore po zhvillohet në këto nivele, duke pasur parasysh që shtetet e mëdha konkurrojnë me njëri-tjetrin gjithë kohës për armatimet më të fundit dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në këtë fushë.
Përdorimi i parë i një balone të ngjashme në fushëbetejë, ka qenë në shekullin e 18-të nga Napoleoni. Ato u përdorën për të pikasur gjithashtu artileritë në Luftën Civile Amerikane dhe u shfaqën dukshëm në Luftën e Parë Botërore, por në fund u zëvendësuan nga aeroplanë dhe zepelinë.
Tani superfuqitë e botës po kthehen përsëri tek balonat për të mbledhur të dhëna për shërbimet e inteligjencës dhe për të vëzhguar objektivat e armikut. Kjo është pikërisht ajo që Uashingtoni ka akuzuar sot Pekinin se ka bërë me balonën e gjetur së fundmi.
The Times raporton se balonat moderne operojnë në një lartësi prej më shumë se 24 kilometrash, lartësi kjo shpesh më e madhe se ajo u fluturojnë avionët komercialë.
Ndryshe nga satelitët me orbitë të ulët, të cilët kapin pamjet e instalimeve ushtarake ndërsa rrotullohen rreth planetit, balonat lejojnë grumbullimin e më shumë të dhënave ndërsa rrinë më shumë të stopuar në një vend, shtuar këtu edhe faktin që shpesh janë të pa kapshme nga radarët dhe thuajse të pamundura për tu vënë re me sy të lirë nga civilët në tokë.
The Times thekson se përdorimi kësaj radhe i balonës nga ana e Kinës mund të shërbejë si një kujtesë e epërsisë së Kinës në një teknologji tjetër: raketat hipersonike.
Kjo pasi Montana, zona ku ajo u pikas, është “shtëpia” e kapanoneve të raketave bërthamore amerikane në bazën ajrore Malmstrom. Dyshimet janë se ky ka qenë pikërisht edhe objektivi i vëzhgimit.