Andi Lila bën deklaratën e fortë: Nëse Basha nuk mban premtimet, do t’i thyejmë xhamat e Kryeministrisë!

Andi Lila prej kohësh është angazhuar me Partinë Demokratike, ku në jo pak raste është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Andi Lila, ka dhënë një deklaratë të fortë nëse kryedemokrati nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, ku sipas tij, çdo gjë do t’i kthehet në ‘boomerang’. Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit. I pyetur për mikrofonin e TAR, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila jep një premtim të madh.

“Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’, do t’i shkojmë tek Kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, familjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek Kryeministria, kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat Kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *