Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia.
Xhaçka shprehet se Shqipëria e dënon këtë akt dhe e nuk do të njohë rezultatet.
Sakaq thekson se me këtë akt po shkelen parimet e Kartës së OKB-së dhe ligjet ndërkombëtare.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ajo.