Aneksimi i territoreve në Ukrainë/ Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia.

Begaj në ‘Twitter’ shkruan se dënon me forcë këtë akt ndaj territoreve të Ukrainës, ku thekson se ky është një sfidë e hapur ndal ligjeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *