GJKKO ka dënuar sot me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtarin e grupit të Habilajve, i cili u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Para tre vitesh, Reshat Radhima anëtar i grupit të Habilajve u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë pas masës “arrest me burg” të caktuar nga Krimet e Rënda më 2 shkurt 2017. Radhima u kap në përgjime teksa bisdeonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin se parcelat me hashash rrezikoheshin nga krimbi
Është kërkuar që Reshat Radhima të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Dy javë më parë po GJKKO dha dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, ku Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar iu ul në 10 vite kurse Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Meridian Sulaj u dënuan me nga 13 vite e 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 9 vite secilit.
Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
Vendimi i GJKKO për Reshat Radhimën
/Priza.al/