Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar diskutim dhe një seancë para shtatorit për çështjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Mediu tha se procesi nuk është vetëm i qeverisë, por i gjithë politikës dhe shoqërisë shqiptare.
“Ky parlament ka nevojë për të diskutuar një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Ky proces nuk është vetëm proces i qeverisë, por i gjithë politikës dhe shoqërisë shqiptare. Konsensusi për këtë proces është realizuar pikërisht në këtë kuvend. Do ishte e nevojshme që përpara shtatorit që mblidhej sërish Kuvendi të kishte një diskutim serioz. Ajo që ndodhi para disa ditësh një moment i jashtëzakonshme me rëndësi historike për Shqipërinë. E kemi filluar në 1990 me dëshirën dhe thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, kemi punuar pa reshtur sa i përket nevojës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha ai.