Anëtarësimi i vendit/ Rama, i ashpër, nga Britania: BE ka qenë hipokrit me ne

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House në Britaninë e Madhe.

Ai u pyet në lidhje me procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por përgjigjia e Ramës ishte mjaft e ashpër.. Rama u shpreh se këtë as BE e as ne nuk e dimë por e cilësoi Bashkimin Europian një federatë egosh.

“Të anëtarësohemi në BE? Po më kërkoni të shoh globin e kristalit, të parashikoj të ardhmen që është e pamundur, edhe BE-ja nuk e di këtë, ne nuk e dimë. Pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë është se duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë.

BE ka qënë hipokrit me ne, ne i bëmë detyrat tona. BE është një federatë egosh që ndonjëherë nuk pikëtakohen me njëra tjetrën. Ka 27 zgjedhje lokale, europiane e nuk janë në të njëjtën pikë” – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *