Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj tha se mirëpret ndihmën e Gjermanisë për procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Në një konferencë për shtyp me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier Begaj vlerësoi partneritetin e tij në këtë proces duke shtuar se Gjermania me anë të procesit të Berlinit ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.
“Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur. Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar”, tha Begaj.