Administrata amerikane ka dalë me një qëndrim këtë të dielë në lidhje me fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
DASH thekson se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve, si dhe i ka bërë thirrje thirrje Brukselit të hapë sa më shpejt bisedimet me Tiranën e Shkupin.
“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.