Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi pritet të mbërrijë sot në Shqipëri.
Mësohet se zyrtari i lartë do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Ndërkohë, kjo vizitë vjen para se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Mësohet se vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan.