Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur sot për mediat në lidhje me ecurinë e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Manja pohoi se zgjedhja e Macron është një shpresë për integrimin e vendeve që bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor.
Sakaq, ai shktoi se Ministria e Drejtësisë ka bërë përpjekje dhe drejton këtë proces në bashkëpunim me ministrinë e Evropës të punëve të jashtme.
“Zgjedhja e Macron është një hap shpresë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Me fitoren e Macron kemi shpresë për çeljen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë me BE. Vitet e fundit ishim dëshmitar për procesin e tej-zgjatur së negociatave pavarësisht se Shqipëria ka plotësuar kushtet. Megjithatë përpjekjet tona nuk janë ndalur dhe janë të mëdha, pasi kemi siguruar që ky proces nis brenda vitit. Ma hapjen e plotë të negociatave komunikimi me strukturat e Bashkimit Evropian do të intensifikohen, negociatat do të jenë një proces tej kompleks por ne do ti ofrojmë funksionarët më të mirë të cilët do të mbajnë peshën e madhe për progresin e Shqipërisë. Këta funksionarë kanë peshën e madhe të integrimit të Shqipërisë.
Çdo punë do të shumëfishohet, sytë vëzhgues do të rriten, kërkesat do të ashpërsohen. Ne duhet të funksionojmë si sahat që nga momenti i fillimit deri në integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ministria e Drejtësisë ka bërë përpjekje dhe drejton këtë proces në bashkëpunim me ministrinë e Evropës të punëve të jashtme. Në Ministrinë e Drejtësisë nga muaji shtator ka një drejtori e cila fokusohet në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Manja.