Anëtari i Kryesisë së PD-së : Forca që po vë në lëvizje Edi Ramën është frika

 

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në fjalën e tij në protestën e kësaj të premte, 3 mars përpara Kryeministrisë, ka bërë thirrje që Edi Rama të largohet nga pushteti.

“Ky që luan të fortin e politikës shqiptare pse paska nevojë të korruptojë një agjent të huaj? Ky që ndihet superior në numra çfarë i duhen simbolet tona nëse kaq sa jemi nuk i bën përshtypje?

Forca që po vë në lëvizje Edi Ramën është frika, frika nga zgjedhjet, frika nga ish ministrat e tij që duan të shpëtojnë veten”, u shpreh ai.

Grigels Mucollari: Pavarësisht kësaj pjesëmarrje masive, për kauzën e lirë mjafton dhe një qytetar i vetëm në një shtet demokratik, do dëgjohej e trajtohej me respekt.

Një njeri i vetëm guxon të shpërfillë një popull të tërë. Kjo po ndodh me ne. Ky është regjimi, këtë mentalitet kanë. Edhe pakicë në qofshim jemi shtetas me të drejta kushtetuese. Rama apo shpura e tij s’ka asnjë të drejtë të më përzërë, ky është vendi im.

Kjo është revolutë e jam këtu për të luftuar bashkë me ju.

FBI e përdori 14 herë emrin e Ramës, se përfshirja e tij është e faktuar.

Ky që luan të fortin e politikës shqiptare pse paska nevojë të korruptojë një agjent të huaj? Ky që ndihet superior në numra çfarë i duhen simbolet tona nëse kaq sa jemi nuk i bën përshtypje?

Forca që po vë në lëvizje Edi Ramën është frika, frika nga zgjedhjet, frika nga ish ministrat e tij që duan të shpëtojnë veten. Momenti më i mirë t’i kthejmë reston këtij këtu e kujtdo që kërkon të na marrë lirinë, momenti të largojmë Ramën e t’u kthejmë shqiptarëve shpresën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *