Anëtari i PD, Sidi Hasanaj ka treguar dy mënyra se si mund të ndodhin bashkimi i opozitës, me PD dhe Rithemelimit. Hasanaj theksoi se PD do të pranojë bashkimin nëse deputetët distancohen nga partia e Sali Berishës, pranojnë reformën zgjedhore dhe garojnë pa logon e Rithemelimit.
Ndër të tjera, Hasanaj, u shpreh se Partia e Lirisë ka si kandidat për kryeministër më 2025 Ervin Salianjin, përgjigje ka marrë të ashpër dhe negativ nga Berisha.
“Mënyra e parë për bashkim është me kushtet e PD, non grata e Berishës, reforma zgjedhore, të garojnë edhe kandidatët e Rithemelimit, pasi janë pjesë e partisë. Nëse ndahen nga Berisha, pa emrin dhe logon e Rithemelimit.
Formula e dytë është e formatit italian, ku të ketë edhe koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhore, ku secili të marrë votat e tij për të rrëzuar qeverinë. Mediu ka vendosur një kundër argument, pasi kjo për një fragment të votës opozitare, e bën të pavlefshme. Nëse listat hapen dhe krijohet një zonë elektorale, LSI nuk merr më 3 deputet por sa i takon. Ka një ndarje mes Berishës dhe Ilir Metës, pasi ky i fundit nuk thotë më jemi bashkë, si në protestën e Rithemelimit nuk u bashkua. Ky ishte politik, Meta po ashtu është qartë dhe qartë, se Berisha ai duhet të hapin krahun për kandidat si kryeministër, dhe të ketë një kandidat të ri për të vendosur në zgjedhje, në zgjedhjet e 2025.
Ky propozim ka marrë përgjigje negative dhe të ashpër nga Berisha. Meta po ashtu me akte politike ka dhënë një mesazh shumë të njëjtë, në protestën e 20 shkurtit. Në të gjitha fotot e hedhura në rrjetet sociale, në media nga PL, është Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe në krye Ervin Salianji. Nga informacionet që unë kam, kandidati për kryeministër është Ervin Salianji”, tha Hasanaj për Dritare TV.