Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga anëtarët e Këshillit Europian, lidhur me fjalimin e tij të gjatë për raportin e Dick Martyt.
Shumica dërmuese e tyre thanë se Rama ka kaluar çdo limit kohe, ku sipas tyre kryeministri nuk la hapësirë për debat.
‘Raporti që ju përmendët është i kësaj organizate. Ju treguat mosrespekt, fjala juaj prej një ore duke mos folur për Shqipërinë. Prej 15 vitesh nuk kam parë diçka të tillë’, tha një prej anëtarëve.