“Angazhohem për të gjitha pakicat” Kurti pranon Asociacionin: Vetëmenaxhim, jo vetëqeverisje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Asociacioni nuk është vetëqeevrisje e serbëve, por vetëmenaxhim. Deklaratën, Kurti e dha në një konferencë për mediat në Ohër, pas negociatave që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për më shumë se 11 orë.

“Vetëqeverisje e serbëve? Nuk është vetëqeverisje, po vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. E angazhohem për të gjithë pakicat, jo vetëm për serbët. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuad të vetëmenaxhimit, do udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cënim. Asociacioni? Aty thuhet urgjent të nisin bisedimet dhe angazhimin për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitet serb. Janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej.

Ka rend kronologjik, nuk ka hierarki logjike apo vlerore, dhe ne kësaj do i përmbahemi. Kushtetushmëria ligjshmëria, janë parime bazë që I respektoj. Përmes tyre iu shërbej të gjithë qytetarëve. Është platformë solide për të ecur para. Nuk hezitojmë, nuk frikësohemi. Si kryeministër kam qenë i gatshëm të nënshkruaj. Zotohem me nënshkrim, nuk hezitoj, nuk iki, por guxoj”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *