Të gjithë e njihni Andrew Tate, personazhin më të komentuar të rrjeteve sociale. Deklaratat e tij, pikëpamja që ka për lidhjet femra-meshkuj, mënyra si duhet të sillet një mashkull dhe si duhet ta trajtojë femrën, ngjallën debate e revoltë të madhe në rrjet.
Aq sa, Tate u bllokua nga rrjetet sociale Instagram, Facebook, Tik Tok dhe Youtube. Megjithatë, videot e tij vazhdojmë t’i shohim po njësoj në rrjet, edhe pse ai nuk ka llogari personale. Atë e quajnë “Tate G” apo “Common Tate” sepse sipas ndjekësve ai jep këshillat më të vlefshme dhe gjithçka që thotë bën sens.
Tate-n e shohim shpesh nëpër video duke bërë “mini-intervista” apo biseda me miq, ku jep opinionet e tij për çështje të ndryshme. Por, e dini që modelja e njohur shqiptare Angela Martini, ka nisur të bëjë të njëjtën gjë në Tik Tok?
Ajo nisi të postonte në profilin e saj disa video ku jepte opinionte, bënte komente apo ofronte mësime për jetën, bazuar nga eksperiencat e saj personale.
@angela_martini
@Bleona #angelamartini
Sipas ndjekësve, një Andrew Tate shqiptar, versioni femër.