Angela Martini zhvishet para pasqyrës! Kjo foto bëri që të zihej me bashkëshortin!

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, shquhet për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale. Ajo shpeshherë ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme por nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, modelja shkodrane i ka ngacmuar fansat e saj në Instagram me një pozë mjaft ‘të nxehtë’, të publikuar në llogarinë e saj zyrtare.
Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet duke u zhveshur para pasqyrës, teksa vë në pah linjat trupore në paraqitjen me bikini.

Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive, ndërsa i buzëqesh vetes në pasqyrë.

‘Kur po bëhesha gati, burri im vendosi të më bënte një foto. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë, ja rezultati”, shkroi Martini në mbishkrimin e fotografisë.

Angela është e martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, me të cilin prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *