Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel largohet nga ky post pas 16 vitesh. Sot kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një dedikim shkurt në Facebook, duke e falenderuar atë gjithçka ka bërë për Shqipërinë.
Rama i uron Merkelit mbarësi në kapitullin e ri të jetës.
“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme. #Danke”, shkruan Rama.
Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, u largua me një ceremoni të madhe ushtarake.
/Priza.al/