Edhe pse martesa e tyre mori fund disa vite më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë akoma në luftë të hapur me njëri-tjetrin.
Përveç çështjes së kujdestarisë së fëmijëve, dyshja janë përplasur sërish për një pronë luksoze që zotërojnë në Francë.
Bëhet fjalë për vendin në të cilin i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe kurorëzuan lidhjen e tyre.
Sipas mediave të huaja, Jolie akuzohet se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.
Nga ana tjetër, Pitt pretendon se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
“Vlen të përmendet se gjatë katër viteve të fundit, Nouvel [kompania e Jolie] nuk veproi në interesin më të mirë të Quimicum duke vonuar sistematikisht miratimin e llogarive vjetore dhe rinovimin e menaxherit,” thuhet në padi.
Kujtojmë se më herët, Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku theksoi se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt.
Aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, pyetje të cilës ajo iu përgjigj:
“Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”
/Priza.al/