Angelina Jolie fotografohet krah The Weeknd, mos po lind një romancë e re?

Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit mbrëmjen e së mërkurës, pasi kaluan orë të tëra në restorantin e nivelit të lartë Italian ‘Giorgio Baldi’, duke bërë që mediat të aludojnë menjëherë për një romancë të mundshme mes tyre.

Dyshja u sigurua që të largoheshin veçmas që të shmangnin paparacët, mirëpo kjo qe e pamundur. Jolie u pa me një fustan të zi mëndafshi , ndërsa këngëtari i hitit ‘Blinding Lights’ kishte veshur një palë xhinse dhe çizme të zeza.

Përveç faktit që dyshja mund të ketë kaluar një mbrëmje romantike, nuk anashkalohet as mundësia që takimi të ketë qenë për arsye biznesi, pasi këngëtari i famshëm ‘po hedh sytë’ edhe në Hollywood në vazhdimin e karrierës si aktor.

“Ata qartë nuk po përpiqen të fshehin [datën e darkës]”, tha një burim pranë The Weeknd për Page Six. “Ai padyshim që është përqendruar në hyrjen në biznesin e filmit. Ai ka serialin e ri në HBO në të cilin po luan”.

Abel Tesfaye, i cili luajti një rol mbresëlënës në ‘Uncut Gems’ të Adam Sandler dhe ishte bashkëshkrues i një episodi të ‘American Dad’, ka vendosur të shkruajë dhe të interpretojë në serialin e ri ‘The Idol’ nga HBO, krijim ky i Reza Fahim dhe krijuesit të “Euphoria” Sam Levinson.

Ndërkohë  që  rikujtojmë se Jolie u përfol edhe për një rikthim me ish-burrin Jonny Lee Miller, por nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *