Angelina Jolie ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj dhe në disa raste ajo ka menduar edhe vetëvrasjen.
Së fundmi, aktorja pranoi gjatë një interviste se kishte menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Në këtë mënyrë ajo kishte menduar të shmangte që të afërmit e saj të ndiheshin sikur mund të kishin bërë diçka për ta ndaluar atë.
Mirëpo, fatmirësisht kjo nuk ndodhi kurrë, dhe e gjitha falë “vrasësit me pagesë”. Tingëllon çmenduri, por sipas Angelina-s personi në fjalë ishte një njeri i mirë dhe nuk e kishte kryer këtë vepër.
“Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se unë mund t’ia dilja”.
Beteja e aktores me shëndetin mendor nuk mbaroi kur ajo vendosi të anulonte “rezervimin” e saj me vrasësin me pagesë, por kur ajo mblodhi fuqitë dhe kërkoi ndihmë të specializuar për sëmundjen nga e cila vuante.
Vitin e kaluar, ylli i “Eternals” tha për “The Times” se: “Kam pasur një jetë shumë të bekuar, por kam pasur sfidat e mia. Kam pasur PTSD (çrregullim të stresit post-traumatik)”.
“Ju shpesh keni atë ndjenjën e të qenit i thyer dhe pyesni veten se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe shqetësoheni se nuk jeni në gjendje mjaftueshëm për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për ata që doni”.