Ashtu si pritej, tifozët anglezë e kanë përjetuar shumë keq humbjen në finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Disa prej tyre e kanë shfrenuar fantazinë dhe kanë nisur një peticion për rizhvillimin e duelit final.
Shkaku? Gjithçka lidhet me arbitrin Bjorn Kuipers. Gjyqtari holandez akuzohet për favorizim të skuadrës së Roberto Mancinit sipas anglezëve.
Girgio Chiellini tërhoqi nga fanella Bakayo Saka në sekondat e fundit të kohës së rregullt, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë. “Saka u keqtrajtuar nga Chiellini, i cili duhej larguar me karton të kuq. Arbitri ishte i njëanshëm dhe favorizoi Italinë“, lexohet në peticionin online të disa tifozëve anglezë, teksa ka nisur puna për mbledhjen e firmave për të përsëritur finalen e Euro 2020.
Absurditet, nga i cili janë distancuar shumë tifozë të tjerë…
Për momentin ka disa koleksione firmash, por vetëm njëra afrohet me 1,500 nënshkrime, ndërsa të tjerët kanë numër të vogël.