Britanikët janë çliruar nga detyrimi për të mbajtur maska anti-covid apo për të paraqitur pasaportat e vaksinimit për të hyrë në vendet publike. Në 19 janar, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson njoftoi heqjen e kufizimit, me arsyetimin se Covid-19 po bëhet virus endemik.
Nga e enjtja, maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në ambiente publike dhe nëpër shkolla në gjithë Anglinë, e po ashtu pasaportat e vaksinimit nuk do të kërkohen për të frekuentuar klubet e natës, stadiumet apo tubimet e mëdha me prani fizike.
Sipas autoriteteve shëndetësore britanike edhe pse shtrimet nëpër spitale të personave të infektuar me Covid-19, ato janë ulur ndjeshëm, të cilat justifikojnë edhe heqjen e kufizimeve, ndërsa pjesa tjetër e Evropës po përballet me shifra të larta infektimi si pasojë e përhapjes masive të variantit Omikron.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar afro 102 mijë raste të reja dhe 346 humbje jete nga Covid-19.
/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/