Angli, dënohen me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

 

Dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar, Renato Geci.

Shaddai Smith dhe Jason Sebran, u shpallën fajtorë javën e kaluar për vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e vëllait të tij, Vilson Geci. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars të vitit të kaluar.

Dy vëllezërit shqiptarë po ruanin një shtëpi bari në Londër, ndërsa dy vrasësit kishin shkuar atje për t’i grabitur. 21-vjeçarin e kishin goditur dy të akuzuarit.

I pari ka qenë Sebran që e ka goditur me një kaçavidë, ndërsa Smith i ka dhënë goditjen fatale me një thikë kuzhine, shkruan BBC.

“Ju ishit të përgatitur të përdornit forcën vdekjeprurëse për t’i shpëtuar kapjes në rast konfrontimi”, tha gjyqtari Howard Crowson.

Në  gjyq u zbulua se në pronën ku qëndronin dy shqiptarët zhvillohej një operacion i sofistikuar për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis me një vlerë prej 95 mijë Paund.

Smith dhe Sebran u ngjitën me një shkallë dhe hynë në banesë përmes dritares së banjës, që po mbrohej nga dy vëllezërit shqiptarë.

Ka qenë vëllai i madh ai që ka shkuar të shihte se ç’po ndodhte, por u përball me dy grabitësit të cilët e spërkatën në fytyrë me acid.

Prokurori Crispin Aylett u shpreh se pas kësaj ka nisur një sherr i fuqishëm dhe Smith ka marrë nga kuzhina një thikë, ndërsa Sebran ka qenë i armatosur me një kaçavidë.

“Renato u godit për vdekje me thikë si dhe u godit me kaçavidë. Sa i përket Vilsonit, ai u godit me thikë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm lëndimesh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore”, tha prokurori.

Autorët më pas u larguan përmes një dritareje. Pasi u arrestua, Smith pranoi se kishte hyrë për të grabitur, por pretendoi se ishte sulmuar i pari.

Ndërsa Sebran tha se dikush tjetër kishte hyrë brenda banesës ndërsa ai po priste në makinë. Por ata janë identifikuar nga përshkrimi i Vilson Gecit.

Ky i fundit kishte parë tatuazhin e krahut të Sebran dhe për pasojë u vu në pranga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *