Një burrë është paraqitur në gjykatë para autoriteteve britanike pasi katër kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash u gjetën në një automjet pranë Penrith. Florjant Buzali, 35 vjeç, po ngiste një Volkswagen T-Cross, i cili u ndalua nga policia pranë kryqëzimit 40 të M6 më 25 nëntor.
Gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën katër thasë të mbyllur me vakum 1 kg që përmbanin kanabis nën një ndarje të rrotave rezervë. Paratë cash, që vlerësohet të jenë rreth 18,000 £, u sekuestruan gjithashtu.
Raportohet se kanabisi vlen disa mijëra paund nëse shitet në rrugë. Buzali u paraqit sot në Gjykatën e Kurorës së Carlisle nga distanca përmes një lidhjeje video dhe u ndihmua gjatë një seance të shkurtër nga një përkthyes shqiptar.
Ai përballet me dy akuza, posedim kanabisi dhe posedimin e pasurisë kriminale. Buzali do të kthehet në gjykatën e kurorës më 31 janar, kur parashikohet që më pas të bëhen deklarata për akuzat me të cilat përballet. Ndërkohë atij i është caktuar masa e paraburgimit.